Minishengeni i Ramës/ Shikoni mega skandalin, Kosova trajtohet si pjesë e Serbisë

Krijimi i ‘Mini Shengenit’ duket se do të finalizohet më 21 dhjetor në një takim që do të mbahet në qytetin bregdetar të Durrësit në Shqipëri. Ky projekt i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka shkaktuar shumë debate në vend.

E ky projekt Rama-Vuçiq do të ketë edhe një hartë të vetën, në të cilën në mënyrë skandaloze Kosova paraqitet si pjesë e Serbisë.

Gazeta serbe ‘Blic’, në një shkrim të gjatë të publikuar rreth këtij projekti, ku flitet për përfitimet e Serbisë dhe sfidat me të cilat do të përballet Beogradi, ka publikuar edhe hartën tragjike.