Ministri i preferuar i Ramës: Unë kam kohën dëshmitare për punën time (video)

Edi Rama i delegoi sot funksionin e ministrit të Jashtëm, Gent Cakajt. Pas marrjes së detyrës, 28-vjeccari i refuzuar nga Presidenti Ilir Meta për t’u dekretuar si ministër, tha se lë dëshmitare kohën për të provuar ato që janë thënë kundër tij.

Cakaj ka sjellë një shprehje të poetit shqiptar Ali Podrimja. Cakaj tha se koha do të jetë dëshmitar në punën e tij në drejtimin e MPEJ.

“Koha thotë Podrinja shpesh herë ecën mbi shpinën  e Breshkës, ndërkohë këto ditë koha ka ecur ngadalë. Unë kam kohën dëshmitare për punën time dhe do të qëndroj me dinjitet para çdo njeriu që i ka dhënë votën kësaj shumice”, tha Cakaj.

Per te pare videon klikoni KETU