Ministri i Ramës i vetëm në Dhërmi, fotografohet në orët e vona të natës pranë…

Edhe pse kemi qenë në një situatë politike tejet të nderë, shumica e politikanëve shqiptarë nuk i kanë thënë jo plazhit dhe pushimeve relaksuese buzë detit.

E pas përfundimit të zgjedhjeve, duket se socialistët janë lehtësuar.

Një prej tyre është edhe ministri i Bujqësisë, Bledi Çuçi, i cili vendosi të lërë pas punët e përditshme dhe të kalojë disa orë pranë detit.

Ai këtë fundjavë ishte në Dhërmi ku kaloi disa momente relaksi. Sikurse shihni edhe nga kjo foto ministri Çuçi shihet në orët e vona të natës i vetëm pranë bregut të detit, afër një prej klubeve më të famshme të natës në këtë zonë.