Ministri i rëndësishëm i Shqipërisë rezulton pozitiv me koronavirus



Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Lajmin e ka bërë me dije vetë ai përmes një statusi në rrjetet sociale. Klosi thotë se ka nisur trajtimin dhe karantinimin sipas protokolleve. Ai i bën thirrje të gjithë qytetarëve të zbatojnë masat e rekomanduara nga ekspertët e shëndetësisë.



“Të nderuar miq. Pas testimit për COVID 19, rezultova pozitiv. Me nisjen e trajtimit dhe karantinimit sipas protokolleve, gjej rastin të ritheksoj rëndësinë e respektimit të të gjitha masave të rekomanduara nga ekspertët e shëndetësisë, për parandalimin e përhapjes. Ju uroj të gjithëve shëndet”, shkruan Klosi.



Aktualisht e infektuar me koronavirus është edhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku.