Ministri vjen në Shkodër, lëshon 2 batuta për Voltanen dhe i hipën fuoristradës pa folur asnjë fjalë për të përmbyturit

Erdhi në Shkoder, por nuk guxoj t’u thotë asnjë gjysëm fjale dhjetra familje që deri përpara pak muajsh, në pak kilometra distancë ku ai bëri ndalesën ndodheshin nën ujë, të përmbytura nga shkarkimet e hidrocentraleve.

Ministri i infrastrukturës dhe energjitikës Damian Gjiknuri edhe këtë herë zgjodhi të ishte i kujdesshëm që të shmangte këtë teme, edhe pse ankthi që kanë këto banorë është i lartë pasi përveçse presin paratë për dëmet që ju shkaktuan, në të njëjtën kohë mbajnë sytë lart nga qielli me shpresën që reshjet të mos shkaktojnë situatë të pazakontë, që një tjetër dimër të jenë nën ujë. Ai nuk pranoi të thotë asgjë, qoftë për paratë që shteti u detyrohet, e qoftë për përgjegjësitë e kaskadës dhe mënyrën se si do të menaxhohet këtë vit ajo.

E sikur të mos mjaftonte kjo, paradoksalisht shkodraneës ka mësuar se dokumentacioni i dorëzuar në instancat përkatëse, qoftë ministria e deri tek kryeministria rrezikon të përfundojë në koshin e mbeturinave. Kjo për shkak se bashkia Shkoder ka bërë gabime në hedhjen e të dhënave dhe raporti nuk është finalizuar sipas kërkesave që ka ligji shqiptar. Për këtë arsye ai raport qëndroi për javë të tëra në prefekturën e Shkodres pa marrë një përgjigje, e që duket se do të vijojë të mbesë i tillë edhe nga institucione më të lartë.

Megjithatë zëri zyrtar mungon e duket se përpara fushatës institucionet qëndrore e lokale, kthejnë modën e sulmeve në distancë, qoftë me sfond politik e jo vetëm. Edhe për përmbytjet me gjasa do të ndiqet kjo praktikë, e pasojat në fund i vuajnë qytetarët që pësuan dëmet, duruan për javë të tëra ujin në banesa e oborre, e sot nga ekrani i duhet të shohin se si për paafëtsinë e tyre e për kredo politike, të gjitha palët tallen me to!/ShkodraNews