Ministrit i doli video me femra në plazh, vendi shkon në zgjedhje

Vendi po shkon ne zgjedhje te parakohshme. Ministri doli para pak ditesh ne plazh duke bere rolin e DJ. Sot behen deklarata te forta.

Mazhoranca nuk ekziton më, zgjidhja e vetme janë zgjedhjet e parakohshme”, ka deklaruar mbrëmjen e sotme (8 gusht 2019) zëvendëskryeministri italian Matteo Salvini me një notë zyrtare shpërdarë për mediat.

“E kotë, thotë Salvini, të ecim para së bashku mes grindjeve e përgjigjeve negative si ka ndodhur gjatë javëve të fundit. Italianët kanë nevojë për qartësi e një qeveri që ja del e jo për Zotërinë Jo. Nuk kërkojmë poltrona apo ministra më shumë , as qeveri teknike, pas kësaj qeverie që ka bërë shumë e vetmja mundësi janë zgjedhjet e parakohshme”

“Të njëjtën gjë ia bëra të qartë dhe sot kryeministrit Konte, thotë Salvini në komunikatën e tij zyrtare.

“Nuk ka më mazhorancë siç e dëshmoi votimi mbi TAV e fyerjet ndaj meje e Lidhjes nga “aleatët” tanë qeverisës, prandaj ja japim fjalën zgjedhësve. Pushimet nuk janë një shkak për të humbur kohë e parlamentarët ( vetëm nëse nuk duan të humbin kolltukun) mund të kthehen në punë qysh javën që vjen siç kanë bërë miliona italianë”, thuhet në qëndrimin zyrtar të zëvendëskryeministrit e ministrit të Brendshëm Matteo Salvini.