Ministrja e Financave shtrohet tek infektivi, komplikohet gjendja shëndetësore prej Covid



Ministrja e Financave ne qeverine e Kosoves, Hykmete Bajrami, ka treguar se ka mposhtur Covid-19. Por ajo rrëfen se beteja ka qene e gjatë dhe të vështirë.



Bajrami tregon se i ishte dashur hospitalizimi në Klinikën Infektive në QKUK për të mposhtur sëmundjen.



“Gjendjen tani e kam mirë, por nuk e kam pasur fare mirë. Kam pasur disa probleme shëndetësore. Kam qëndruar e shtrirë pesë ditë në Infektiv në spitalin në Prishtinë në QKUK”, tha Bajrami për RTV Dukagjini.

“Me përkujdesjen maksimale të stafit të cilët në fakt nuk u kujdesën vetëm për mua por për secilin pacientë, e tejkalova”, shtoi ajo.