“Miss Shqiptarja në Botë” fiton kurorën magjike prej floriri dhe shifrën marramendëse

Altrina Kiqina eshte vajza e cila u shpall “Miss Shqiptarja në Botë” për vitin 2019.

Mes 12 konkurrenteve, bukuroshja me origjinë nga Drenica fitoi kurorën magjike prej floriri në formën e shqiponjës, të stolisur me gurë diamanti.

Ilir Geci, producenti që organizoi eventin vendosi që të dhurojë shifrën e cmendur për fituesen. Ishin premtuar 20 mijë euro, por producenti i dhuroi edhe kurorën prej floriri që arrin në vlerën e 10 mijë eurove.

Ndërkohë, shpërblimet për vajzat e tjera ishin mundësi studimi në kolegj.