Misteri i për.mbysjes së makinës së blinduar me targa ruse, ja kush është pronari shkodran. Zbardhet dëshmia

Detaje të reja nga ngjarja e së mërkurës mbrëma ku një makinë “G Class” e blinduar me targa ruse u përmbys pranë ish-rreth rrotullimit të Shqiponjës në Laprakë.

Rreth 1 orë pas aksidentit në një spital privat është paraqitur një 34-vjeçar i aksidentuar. Pasi ka marrë ndihmën mjekësore i aksidentuari, i cili u identifikua si Eldin Dergjini është marre ne pyetje nga policia.

“Kam qenë duke ecur me makinë me një shpejtësi normale. Me g.oditi nga pas një mjet tjetër. Humba kontrollin dhe u për.plasa me një bordurë dhe makina ime u batua në rrugë. Nuk e pashë mjetin që më goditi. Pas aks.identit jam larguar në këmbë për pak metra dhe pastaj mora taksi dhe erdha në spital”.

Makina e blinduar me targë ruse H001CH 199 është sjellë në Drejtorinë e Tiranës dhe i është nënshtruar një kontrolli të imtësishëm por nuk

janë gjetur sende të paligjshme në të. I aksidentuari pretendon se makinën e ka sjellë nga jashtë vendit dje nuk e ka pajisur ende me dokumentacion shqiptar.

34-vjeçari është person me precedent penal i arr.estuar në Shqipëri për kundërshtim të punonjësit të rendit publik dhe në Itali për na.rkotik.