Mjekët nga Kina do vijnë në Shqipëri, ja çfarë thotë zv.ministrja e Shëndetësisë

Mjeke nga Kina do vijne ne vendin tone per te ndihmuar bluzat e bardha ne Shqiperi.

Ministria e Shëndetësisë i është drejtuar me kërkesë zyrtare qeverisë kineze përmes ambasadës së Kinës në Shqipëri për ndihmë me mjekë për të përballuar përhapjen e koronavirusit në vendin tonë.

Këtë e ka bërë të ditur sot në deklaratën për media, zv ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Rakacolli tha se testet edhe për mjekët që punojnë në vijën e parë me të sëmurë e konfirmuar, bëhen kur ka shenja të sëmundjes.

“Mjekët që punojnë në vijën e parë me të sëmurë që tashmë dihet që janë me COVID, përdorin mjete mbrojtëse që janë të provuara që janë efikase por në rast se një mjek pa dashje e dëmton e dyshon se mund të ketë rënë në kontakt me të sëmurin pa qenë i mbrojtur e do ta bëjë, patjetër,
nëse shfaq shenja të sëmundjes, i bëhet testi, por testimi masiv pa pasur të dhënë që mund të jesh i infektuar nuk ka kuptim të bëhet.

Nëse sot rezulton negativ, mund të bëhesh nesër pozitiv”, tha Rakacolli