Mjekët shqiptarë e nxjerrin me astmë, gruaja shkon në Itali dhe merr vesh të vërtetën e trishtë

Mos të rëntë kurrë halli në dyert e spitaleve, sidomos ato shqiptare. E keni dëgjuar shpesh këtë shprehje besojmë! Por mund edhe ta keni thënë vetë nëse jeni përballur me situata të vështira.

Njësoj ka qenë edhe për këtë grua rasti.

Kjo qytetare ka rezultuar me diagnoza të ndryshme nga spitali shqiptar dhe ai italian. Remzi Limo tregon se prej 4 vjetësh gruaja e tij sorollatet pa zgjidhje.

Mjekët e Spitalit Rajonal të Vlorës e diagnostikuan me astmë, ndërsa spitali italian “San Bennedetto”, me dy diagnoza: aortë të zgjeruar dhe tumor në veshka. Remziu u ballafaqua me mjekët në Vlorë dhe takoi edhe Shefin e Patologjisë Skënder Alushaj. Pas kësaj, gruaja u shtrua 11 ditë në spital për ekzaminime të tjera dhe sërish e nxjerrin normale.

Vetë pacientja, Edlira Limo tregon se ka shumë probleme me shëndetin dhe i duhen 60 euro në muaj për ilaçe. Ajo kërkon që të paktën të përfitojë Kempin.

“Nga frymëmarrja unë nuk mbushem dot me frymë, po të mos kem këto ilaçet. Unë nuk kam me çfarë t’i marr. Tensioni më rri i lartë, sado që po pi këto ilaçe. Kam edhe ilaçin e pasdites, që po të mos i kem, nuk marr dot frymë. Të gjitha këto medikamente, shkojnë tek 60 mijë lekë. Unë nuk kam me çfarë t’i marr. Ndërsa 50 euro shkon vetëm pompa që kam marrë në Itali. Pompë si tip oksigjeni .Kam edhe aparatin e frymëmarrjes në shtëpi. Mua më vjen zor tani që të m’i blejë mbesa këto ilaçe. Duke qenë se nuk kam me çfarë t’i marr i lutem që të më japin vetëm Kempin, që unë t’i bie prapa sëmundjes time”, thotë Zonja Edlira Limo.