Mjekja e njohur flet për pasojën që lë k.oronav.irusi, ja çfarë ndodh në kokën tonë dhe ajo që duhet të bëjmë



Dermatologia e njohur Erjona Shehu ka folur per nje nga pasojat e Covid-19, sic eshte renia e flokut.



Sipas saj, e para gje qe duhet bere eshte shmangia e stresit.



POSTIMI I PLOTE

Jane te shumta rastet kur kemi renie te flokut ne individe te cilet kane kaluar Covidin. Keto renie shqetesuese, shkaktohen pergjithesisht kur nje individ kalon nje periudhe me temperature te larte dhe stres te rritur.

Infeksioni nga Covid 19 solli me vete shume te papritura dhe pas nje viti bashkejetese me te, renia e flokut eshte nje nder vuajtjet me te shpeshta te anekseve te lekures.

Kjo situate mund te zgjase nga 6 deri ne 9 muaj, por individet qe po e kalojne nuk duhet te stresohen.
Renia e flokut ndodh normalisht dhe faza gjate se ciles ndodh quhet telogen effluvium. Ne individet post

Covid ajo zgjat me shume se zakonisht.

Cfare duhet te bejme?
1. E para duhet reduktuar stresi dhe te mos e perjetojme kete humbje te perkohshme te flokut si tragjedi. Stresi ne vetvete rrit renien e flokut.
2. Mund te marrim vitamina per floket ne farmaci dhe t’i pime sipas rekomandimeve te dermatologut.
3. Nuk duhet t’i thajme floket me uje shume te nxehte.
4. Nuk duhet te bejme terheqje ekstreme te flokut dhe stilime agresive.
5. Sa me pak stilues te tipit: llak, xhel apo shkume.