Mjekja në QSUT përballet me lajmin e rëndë, pasi bëri testin, në spitalin privat i thanë se…



Mesa duket edhe testet qe tregojne nese je prekur apo jo nga korona, jane me marzh te larte gabimi. Denoncimi vjen nga ish-deputeti i PD, Bardh Spahia i cili i referohet rastit te një personeli shëndetësor që punon në laboratorin e QSUT. Ajo ka kryer analizën serologjike në QSUT dhe më pas në një spital privat, e rezultatet kanë qenë të ndryshme.



serologjik 1serologjik2



Në një postim në rrjetet sociale, ish deputeti thekson se “akoma më serioze është situata, pasi mbetemi vendi me numrin më të ulët të testeve në rajon, edhe ato me rezultate të dyshimta!”.

Postimi i plotë i Bardh Spahia:

Pas tamponëve që nuk japin rezultatin e saktë, vijnë denoncime edhe për testet serologjike! Ka ndodhur tek personeli shëndetësor i vetë laboratorit të QSUT! Një anëtar i këtij personeli testohet tek laboratori i QSUT dhe del negativ. Përsërit testin serologjik tek spitali amerikan dhe del pozitiv!!!!

A kemi problem me procedurat e testimit apo kitet e përdorura? Si ka mundësi që i njëjti test del me rezultate të ndryshme në dy laboratorë të ndryshëm?

A kemi një situatë edhe me testet serologjike, si me tamponët që rezultojnë fals negativë? Pse vazhdon mungesa e transparencës për këtë situatë?

Kjo qeveri nuk i është përgjigjur asnjëherë pyetjes, se a po përdor testet e marra nga Kina të cilat, për shkak se nxirrnin rezultat fals, u kthyen mbrapsht nga Spanja e para e më pas vende të tjera të Europës!

Akoma më serioze është situata, pasi mbetemi vendi me numrin më të ulët të testeve në rajon, edhe ato me rezultate të dyshimta!

Serbia: 80 519 teste/1 milionë banorë
Mali i Zi: 58 515 teste /1 milionë banorë
Maqedonia e Veriut 51 300 teste /1 milionë banorë
Bosnje Hercegovina: 43 910 teste /1 milionë banorë
Shqipëria: 13 033 teste/1 milionë banorë