Mjeku i njohur shqiptar flet për atë që ndodh në plazhe gjatë pandemisë

Epidemiologu Ilir Alimehmeti thote se asnjë nga studimet e deritanishme nuk ka dhënë arsye që të mos frekuentohen plazhet, ndërsa theksoi se duhen shmangur grumbullimet nga ana e qytetarëve.

Alimehmeti u shpreh se shpërthimi i rasteve të reja vjen si pasojë e grumbullimit të qytetarëve në vende të mbyllura.

“Deti ka kripë, jod, temperaturë ideale. Ky virus nuk qëndron dot gjatë. Gjithashtu vitamina D e marrë përmes rrezeve të diellit rrit imunitetin, por edhe ul stresin. Të gjithë këto elementë të bëra bashkë janë të rëndësishme. Në temperaturë 24 gradë celsius fillon edhe shkatërrimi i këtij virusi”, u shpreh ai.