Mjerim! “Ana e errët” e konvikteve në Shkodër, qeveria “hapi thesin”, po lekët ku shkuan

320 milion leke te reja ka akorduar qeveria shqiptare per rikonstruksionin e godinave te konvikteve te studenteve, ku mes perfituesve eshte edhe qarku i Shkodres. Natyrisht nje lajm i shumepritur dhe domethenes, por qe ka pas shumepikepyetje?! Se pari ne qendren e akomodimit te studenteve Shkoder gjendja eshte me shume se dramatike vitet e fundit.

Studentet jane larguar ne mase dhe te akomoduar nuk jane me shume se 100 te rinj. Nga 4 godina, 3 jane te kyçura prej vitesh mes amortizimit te tejskajshem dhe braktisjes qe i kane bere studentet qe ndjekin studimet ne universitetin “Luigj Gurakuqi”. Pjesa me e madhe e te rinjve preferojne shtepite me qera, duke u bashkuar dy, tre dhe maksimumi 4 studente djem/vajza.

Kostot jane disa here me te larta por zgjedhja sipas te rinjve behet per shkak te kushteve dhe lirive qe kane ne shtepite me qera, pa mbikqyrje apo orare te paracaktuara. Mirepo hapja e thesit nga qeveria duket se vjen e pastudiuar sa dhe si duhet per sa kohe qe ka rrjedhje te madhe te studenteve nga universiteti i Shkodres dhe mbi te gjitha nga konviktet qe ngjajne sot me zona te braktisura.

Madje per te mbuluar humbjet, megjithese ne shkelje te ligjit drejtuesit e konviktit kane nisur te leshojne me qera mjediset e kateve te para per biznese. Pas kesaj nderhyrje qe parashikon qeveria mbetet per tu pare cili do te jete rezultati i gjithe kesaj nisme./shkodranews/