Modelja e klipeve shqiptare vari veten, ende mister arsyet e fundit tra.gjik të 25-vjeçares

Ajo spikati për bukurinë e saj dhe format trupore, e ndërsa për publikun shqiptar u bë e njohur në kripin e këngëtarit Majk.

Por Marija Curcic, 25 vjeçarja serbe, i dha fund jetës më 11 Nëntor kur u gjet e varur me një rrip të përdorur si lak rreth qafës në një apartament në Beograd.

Sidoqoftë, dy muaj pas vrasjes, po vazhdon të mbetet mister shkaku që e çoi bukuroshen drejt një akti të tillë. Mediat serbe kanë raportuar që nuk është gjetur ende ndonjë letër e lamtumirës, siç ndodh rëndom tek personat që i japin fund jetës.

Madje, në ditët e fundit, Marija nuk kishte shfaqur asnjë shenjë depresioni aq më pak për shkallën e vetëvrasjes.

Atë e priste një projekt me ish-futbollistin Ronaldinjo, i fundit me të cilin shkrepi foto si kujtim nga kjo botë.