Modelja shqiptare flet për burrin në b.u*rg: Ai ka marrë një p.or*n.o.stare, jo thjesht një grua

Anxhela Martini u përfol disa muaj më parë lidhur me një ndarje të mundshem me bashkëshortin milioner, Dragos Savulescu. Ky i fundit u dënua me pesë vite b urg, pas disa problemesh ligjore me shtetin rumun. Nuk kaloi shumë kohë, kur modelja që hoqi dorë nga profesioni pas martesës me producentin rumun, u prononcua lidhur me thashethemin rreth ndarjes, duke deklaruar që mes saj dhe të shoqit jo vetëm që nuk do të kishte divorc, por në atë pikë të marrëdhënies mes tyre, modelja ndihej më e dashuruar se kurrë pas tij.

Që nga ai moment, Martini vazhdon jetën e saj, kryesisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërkohë është tejet aktive në rrjetet sociale. Së fundmi ka publikuar një shkrim lidhur me gratë shqiptare. “Martohesh me një grua shqiptare dhe përfiton një bashkëshorte, infermiere, pornostare, shefe kuzhine, përkrahëse të flaktë dhe investiguese private në të njëjtën kohë”, ka qenë ky shkrimi, të cilin modelja e ka aprovuar, duke shtuar: “Përveç pjesës së shefes së kuzhinës, pjesa tjetër është ok”. Duket se në këtë mënyrë Anxhela përshkroi edhe rolin e saj si bashkëshorte, ndërsa postimin e ka shoqëruar me një këngë shqiptare.

Sakaq, ajo shprehet se jo vetëm që nuk është në proces divorci me burrin, por e do më shumë se kurrë.

Në statusin në fjalë, ajo shkruan: “Unë dhe im shoq nuk jemi në proces divorci, nuk po ndahemi. Ne duhemi më shumë se kurrë. Unë nuk i qëndroj pranë atij vetëm në ditë të mira, por, mbi të gjitha, në ditë të këqija. Kjo situatë në jetën tonë na erdhi e papritur, por më bëri ta dua më shumë atë. Ai gëzon të gjithë mbështetjen time, sepse përveç dashurisë së madhe që kam për të, edhe më shumë dashuri kam për të luftuar për të vërtetën, për të luftuar padrejtësitë. Unë nuk do të resht kurrë së luftuari për të drejtën, si për vete, ashtu dhe për të tjerët. Jeta ime është si një film, por i vërtetë dhe tani u bë si filmi i dasmës sonë. Po e përjetoj për së gjalli këtë eksperiencë të pabesueshme!”.

Le të shohim se si do të jenë lajmet e tjera nga jeta e saj.