Moderatori shqiptar i qan hallet live në emision: Kam 3 vjet i dashuruar me ish-in

Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Thumb” ka qenë i ftuar moderatori i njohur Xhani Shqerra i cili ka rrëfyer shumë të pathëna nga jeta e tij profesionale dhe ajo private. I pyetur nga moderatoret se përse ende është beqar, ai i ka habitur të gjithë me përgjigjen e tij.

“Ka tre vite ose më shumë që jam single. Nuk kam një lidhje stabël, jo se jam i vetmuar gjithmonë. Arsyeja është që më ka ngelur mendja tek ajo që kam pasur, ka edhe kështu djemsh. Kjo është edhe një vlerë.”, ka treguar ai teksa më vonë moderatoret e kanë pyetur se përse nuk flasin dhe pajtohen.

“Jemi kokëfortë dhe shumë krenarë dhe është diçka e keqe sepse e vuan, edhe pse pala tjetër nuk e di nëse e vuan apo jo”, ka përfunduar ai.

SHIKONI VIDEON KETU