Moderatorja e njohur tregon historinë e saj të dhimbshme para fëmijëve: Më la dhe iku nga shtëpia

Prezantuesja televizive, balerinë, aktore e këngëtare, Lorella Cuccarini, ka treguar një histori të dhimbshme personale.

Moderatorja dhe një nga ikonat e televizionit italian, ka qenë e ftuar ‘Në Kurthin e Piter Pan’ në Tv Klan dhe ka rrëfyer jetën dhe karrierën e saj.

Lorella është rritur vetëm nga e ëma e saj, pasi i ati e ka braktisur të vogël.

Pyetje: Unë kam një shoqe që prindërit e saj janë të ndarë. Ajo jeton vetëm me një prind. Pse duhet ata të jenë të mërzitur?

Lorella Cuccarini: Babai më la dhe iku nga shtëpia kur isha e vogël. Mamaja ka qenë edhe baba, i ka bërë dy figurat shkëlqyeshëm. Por gjëja më e rëndësishme është se mamaja nuk na e prezantoi babain si figura që nuk duhet admiruar. E ka mbrojtur babain. Edhe kur dashuria mbaron, duhet të duhemi dhe të respektohemi për të mirën e fëmijëve.