Moderatorja e njohur zbulon si e hoqën nga puna tek Tv Klan pak ditë para nisjes së sezonit



Arjola Shehu ishte prezantuesja e emisionit “Kush vjen për drekë” në TV Klan prej disa kohesh por largimi i saj papritur nga moderimi i tij shkaktoi dyshime.



Vetë ajo, u shpreh se u largua për arsye personale.



Por, gjatë një interviste të dhënë së fundi, ka zbuluar “padashje”, se nuk qenka kështu.

“E ke provuar ndonjëherë të të thonë me 31 gusht, që nuk je më në punë, kur sezoni i ri fillonte në 4 shtator”, ka thënë ajo, duke nënkuptuar kështu, të vërtetën për largimin nga TV Klan.