Moderatorja e pranon pa turp: Një i dashur me 200 euro rrogë…

Ajo është një prej moderatoreve kosovare që e ka tërhequr vëmendjen e publikut shqiptar, veç të tjerash, edhe për faktin që shpeshherë është mjaft e drejtpërdrejtë.

Dhe e tillë ishte dhe përgjigjja që Liberta Spahiu dha tek Thumb, kur u pyet nëse do të donte që mashkulli në krahun e saj të ishte i pasur.

“Nuk mund ta them se jam materialiste“, është shprehur ajo, “por, gjithashtu, nuk mund të them që kam qejf një të dashur me 200 euro rrogë”, shtoi Liberta, duke befasuar me sinqeritetin.