Moderatorja i zbulon balerinit të njohur bashkëjetesën “sekrete”, këtë vit paska bërë hapin e madh



Balerini i njohur Graciano Tagani,ka zbuluar se së fundimi ka blerë një shtëpi dhe se po bashkëjeton me nje vajze, emrin e së cilës preferoi ta mbante sekret.



“Dhe pse ky vit nuk është mbyllur ka nisur shumë mbarë me projekte, me autorësi, me koreografi, së fundmi kam blerë dhe një shtëpi.”



Nuk kanë munguar dhe batutat midis moderatores dhe Gracianos, i cili th “Unë mendoja se ishim shokë” kur u pyet nëse po e ndante me dikë shtëpinë apo jo.

Po e ndan me bashkëjetesë?

“Moj ti! Unë mendova se ishim shokë. Ja i joti ta fut se ishim në kafe dhe ta tregova. Po, jam në  një bashkëjetesë dhe nuk do ta them emrin, por që jam shumë i lumtur dhe një kthesë shumë e madhe në jetën time ka qenë dhe dashuria. Më ka plotësuar shpirtërisht,” tha Graciano.