Mogherini kërcënon Haradinajn, Kryeministri: Më tha në Tiranë që do …

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka lëshuar akuza të ashpra kundër Federica Mogherinit.

Në një deklaratë për mediat, ai ka thënë se ndarja e Kosovës nuk do të ndodhë, pasi politika e Jashtme e BE-së nuk është në dorë të Mogherinit.

Gjatë fjalës së tij Haradinaj ka thënë se Mogherini e ka kërcënuar në Tiranë, se nëse nuk hiqet taksa ndaj Serbisë do ta ndante Kosovën.

Më tej gjatë fjalës së tij, ai ka thënë: Me rëndësi është që procesi është tani në duar të sigurta, i është hequr zonjës Mogherini, nuk rrezikohet nga një propozim për ndarje, pra ka një stabilitet, kjo është kryesorja. Mogherini tha në Tiranë hiqni taksën ua ndaj Kosovën menjëherë, i ra ashtu, si ta heqin taksën e thirri takimin, a po kthehet kështu, vetëm hiqni taksën se menjëherë ua ndaj Kosovën. Shyqyr Zotit kemi qëlluar në vend që i kemi lexuar këto projekte me kohë, nuk hiqet taksa, Mogherini e ka kryer mandatin e saj, janë zgjedhjet, ajo rri deri në fund të tetorit por ajo është ushtrues detyre se kandidati tjetër veç përgatit agjendën e vet.’’

Por Ramush Haradinaj është shprehur edhe se Kosova është sovrane dhe se askush që ka plane për ta ndarë atë nuk do e arrijë.

Po ashtu ai ka thënë: Besoj u ka shërbyer mirë të gjithëve me kuptuar se mirë është me u konsultuar paraprakisht secili me secilin, në mënyrë që të shkojmë në qëndrime të duhura. Dy situata e vërtetojnë çka kam thënë më herët që janë detyruar nivele të larta të BE-së me heq dialogun prej zonjës Mogherini, e prej atyre që kanë dashur me na dërguar kah ndarja, e kushdo që ka qenë pjesë e këtij projekti, kuptohet e dini mendimin tim për këtë, pastaj vendimmarrja është kthyer në Prishtinë, nuk merr kush vendime për një vend sovran jashtë vendit, ne do t’i marrim vendimet për Kosovën në vazhdimësi.’’