Momente të çuditshme gjatë spektaklit, dy femra puthen në buzë, del video

Aktorja e njohur Jennifer Aniston dhe Ellen DeGeneres i kanë befasuar të gjithë me puthjen e fundit që kanë shkëmbyer mes tyre në spektaklin “The Ellen DeGeneres Show”.

E gjitha nisi nga pyetjet e Jennifer për puthjen në buzë mes Ellen dhe Howard Stern. Aniston ishte shumë kurioze të dinte se si e kishte përjetuar moderatorja puthjen në buzë me një mashkull. “Si ishte? U kënaqe? Ishe nervoze?”, ka pyetur Jennifer drejtuesen e spektaklit.

Ellen është habitur nga pyetjet e shumta dhe ka treguar se ajo di të puthë meshkuj, pavarësisht se i pëlqejnë femrat. Më pas moderatorja ka pyetur Jennifer se kur ka qenë hera e fundit që ajo ka puthur një femër dhe pas një pauze të shkurtër janë puthur në buzë.

“Kjo është ajo çfarë donin të shihnin. Ata kanë pritur prej vitesh këtë gjë”, ka thënë Ellen pasi publiku ka shpërthyer në duartrokitje. Më pas Aniston ka komplimentuar Ellen duke i thënë se ka buzë të buta.