Monika Kryemadhi i futet ‘gatimit me kokë’ për ish-Drejtoreshën e Ramës, ajo i nxjerr foton: Meqënëse na mungonte….



Ish drejtoresha e Tatimeve Brisida Shehaj, ka publikuar një foto në rrjetin social, ku shfaqet së bashku me Kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi e cila i është futur punës për të përgatitur ushqim për të rinjtë e LRI. Shehaj thotë se meqë nuk kishin kafe turke, Kryemadhi po përgatit hasude.



“Për sonte po bëjnë hasude, meqënëse nga mungonte kafja turke“, shkruan Shehaj në selfie-n ku kryetarja e LSI-së shfaqet me përparëse dhe me tepsinë para.



Kjo nuk është hera e parë që Kryemadhi tregon pasionin e saj për kuzhinën pasi në periudhën e karantinës, kujdesej që të përgatiste ushqim për Ilir Metën dhe fëmijët. Në një intervistë para disa kohësh, tregoi si e kalonte pasditen gjatë izolimit me Presidentin:

“Pimë nga një teke raki me hudhra të njoma dhe pak ullinj mbasdite, përdorim pak djath kaçkavall. Para se ta përdorim djathin e fus në ujë të nxehtë. Deri tani kam kuptuar që jeta jonë në shtëpi ka qenë hotel.”