Monika Kryemadhi nga Fieri prek pl.agën më të madhe që po përjeton vendi



Nga një takim që zhvilloi atje me të rinjtë dhe të reja e Fierit, Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi foli për pl.agën më të madhe që ka Shqipëria, ikja e të rinjve.  Kryemadhi tha se problematike ngelet shpopullimi i vendit nga rinia.



“Në një moment çuditesh se sa besojnë të rinjtë dhe ndonjëherë mendoj se sa shumë të keq jemi treguar ne si politikanë. Se them dot për LSI, se ia hapi dyert të rinjve. Për hir të së vërtetës, Kejdi Mehmetaj, Floida, Brahimllari, janë ndodhur përballë sfidës dhe janë përballur. Një nga problematikat që ndjemë sot, ne ishim bashkë me Kejdin në Mbrostar, ku bëmë një takim me disa gra, ku në fytyrat e tyre shikoje dhimbje e vuajtje, ishte largimi i fëmijëve të tyre. Ata ishin larguar në emigracion prej 10 muajsh. Çdo dite e më shumë shpopullimi po vjen duke u bërë me ritme të larta. Kur pyesim se çfarë pune bëjnë atje, na thonë se punojnë në sera.”, tha Kryemadhi.