Morën vendimin për të mos lejuar zgjedhjet, vjen k.ërcënimi i fortë për Voltanën me shokë

Vendimi i disa bashkive të djathta për të mos lejuar të votohet në KZAZ ka bërë që të reagojë nënkryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Denar Biba

Ai ka deklaruar në emisionin ‘Top Talk’ në Top Channel se, ky institucion po përballet me problematika në disa bashki të vendit, të cilat drejtohen nga kryebashkiakë të Partisë Demokratike, pasi nuk po njohin 30 qershorin si datë për zgjedhjet lokale.

Biba, përfaqësues i Partisë Socialiste, paralajmëroi këta kryebashkiakë se pengimi i zgjedhjeve është vepër penale dhe shumë shpejt do të ketë kallëzime nëse nuk bashkëpunojnë për përgatitjet.

“Kemi patur disa problematike me kryetarë bashkishë të së djathtës, të cilët duke mos njohur datën e zgjedhjeve nuk po bashkëpunojnë për përgatitjet. Ju kujtoj zotërinjve se pengimi i zgjedhjeve është vepër penale dhe shumë shpejt do të ketë kallëzim për ta”, u shpreh Biba.

Partia Demokratike drejton disa bashki të rëndësishme në vend si ajo e Shkodrës, Kamzës dhe Kukës, ndërsa disa bashki të tjera, si ajo e Çorovodës, drejtohen nga LSI.