Mori përsipër riskun kundrejt pagesës, shoferi shkodran e pëson keq pasi…

Policia e Shkodrës ka ndaluar gjatë mbrëmjes së kaluar 10 emigrantë që vinin nga Siria. Tre prej tyre u kapën në zonën e Malësisë së Madhe, ndërsa 7 të tjerët në qytetin e Shkodrës.

Emigrantët po transportoheshin me një automjet, i cili drejtohej nga një qytetar nga Shkodra. Forcat e policisë kanë bërë arrestimin e tij, por nuk bëhet i ditur identiteti.

Nga informacionet që jep polici, shkodrani ishte paguar nga emigrantët siriane për t’i dërguar në Hanin e Hotit e më andej në Mal të Zi.