Mori pjesë në Eurovision, Jonida Maliqi: Ende nuk kam marrë lekët, kam informacion se…

Jonida Maliqi duket se ende nuk i ka marrë lekët e Eurovision. RTSH duhet të paguajë për këngën fituese, por duket se Jonida nuk i ka marrë ende ato para.

Teksa ishte e ftuar në emisionin ‘3-shat’, këngëtarja deklaroi se nuk ka marrë para.

‘Me sa kam informacion po, kënga fituese pagohet, por ende nuk ma kanë konfirmuar. E kam marrë vesh nga kolegët e mi dhe nga ata që kanë qenë më parë pjesëmarrës. Nuk i kam marrë ato para’, tha Jonida, ndërsa u pyet nëse shpreson se do t’i marrë.

‘Do t’i jap kohë dhe nëse do të jenë, patjetër që do t’i marr’, u përgjigj ajo.