Mori pjesë në protestë, arrestohet 80 vjeçari nga Lezha

Policia e Lezhës arrestoi një 80-vjeçar nga Fishta, i cili ishte pjesëmarrës në protestën e opozitës. Bëhet fjalë për Ndue Fugën, duke e çuar në 16 numrin e të arrestuarve.

Mësohet se Fuga është marrë në banesën e tij në Fishtë dhe është nisiur drejt Tiranës.

Ndërkohë më herët, Policia e Tiranës njoftoi se 15 persona u arrestuan dhe 5 të tjerë janë proceduar penalisht në gjendje të lirë lidhur me aktet e dhunës gjatë protestës së një dite më parë (16 shkurt 2019) në sheshin para Kryeministrisë. Mes persona të arrestuar është edhe ish-kreu i policisë bashkiake të Tiranës, Florenc Hoxha./ShkodraNews

vijon…