Mori pjesë te filmi i Ermalit, aktorja e njohur Marjana Kondi zbulon atë që Mamaqi s’donte ta dëgjonte

Aktorja e madhe, e njohur dhe shumë e dashur e humorit shqiptar, Marjana Kondi ishte pjesë e filmit të Ermalit dhe Elvanës.

E ftuar së fundmi në emisionin Trokit në InTV, Marjana teksa ka folur për filmin më të suksesshëm të momentit, zbuloi sa u pagua.

Marjana luan rolin e mamasë së Ermalit në film dhe nisur nga batuta në emisionin “Xing me Ermalin”, ku tha se ishte paguar 50 euro, ajo vazhdoi të komentojë rrogën e saj edhe në “Trokit”.