“Mos bëj të fortin, budalla. Nuk do duash të jesh përgjegjës për…”, del letra t.r.onditëse e Presidentit

Gazetarja amerikane e Fox News, Trish Regan, ka publikuar një letër të cilën Trump ia ka dërguar presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan.

Në këtë letër, presidenti amerikan i kërkon homologut turk të bëjë marrëveshje me kurdët e Sirisë, ose historia do ta ndëshkonte si “dj all” dhe SHBA-të do ta sh katërronin ekonominë e Turqisë.

“S’do të duash të jesh përgjegjës për v r asjen e mijëra njerëzve. Dhe unë s’dua të jem përgjegjës për sh katërrimin e ekonomisë turke. Dhe kam për ta bërë”, kër cënon Trump në letrën e shkruar më 9 Tetor, të publikuar nga Fox News këtë të mërkurë.

Trump i bën thirrje Erdoganit të bëjë marrëveshje paqeje me Forcat Demokratike Siriane, duke theksuar se gjenerali kurd, Mazllum Kobani, do të ishte i gatshëm të bënte lëshime që nuk do t’i kishin bërë kurrë më parë.

“Mos bëj të fortin. Mos u bëj budalla”, i shkruan Trump presidentit turk. “Jam munduar shumë që t’i zgjidh disa probleme tuajat. Mos e zhgënje gjithë botën. Mund të arrish një marrëveshje shumë të mirë.”