Mos e bëj! Mos e bëj të lutem! Orinda Huta zbulon sekretin e martesës së saj me Turin

Këngëtarja e njohur e cila tashmë i është fututr moderimit, Orinda Huta, ka treguar disa kohë opas martese propozimin që i kishte bërë bashkëshorti i saj Turjan Hyska.

Ky episod u përcoll me humor tek publiku, mbi të gjitha për mënyrën sesi ajo kishte reaguar.

Orinda tha se Turjani kishte planifikuar që ta propozonte në Piazza del Popolo në Romë, në 30-vjetorin e saj të lindjes.

Orinda Huta: Kishim vendosur të martoheshim përpara se Turjani të bënte një propozim tamam. Edhe pse unaza e parë u ble shumë vite më parë, që ai të bënte një propozim që unë nuk e prisja, por unë ia zbulova këtë propozimin, ia zbulova edhe unazën, por nuk më pëlqeu unaza fare kështu që e prishëm propozimin e parë.

Vendosëm pas disa vitesh që të martoheshim, por ai ende nuk e kishte bërë propozimin. Në 30-vjetorin e ditëlindjes time ne shkuam në Romë, një qytet që e duam shumë. Turjani planifikoi në momentet e fundit të gjithë gjënë. Nuk mund të them që e dyshoja plotësisht që ai do ta bënte një gjë të tillë, megjithatë thashë po e bëri mirë. Në ditën që po më vinte ditëlindja ne u vonuam shumë në taksi, madje minutat e fundit përpara se të më vinte ditëlindja ishim akoma në taksi, në një trafik të tmerrshëm të Romës. Në momentin e fundit, kur po mbërrinim në Piazza del Popolo, zbritëm nga taksia dhe Turjani e kuptova që ishte shumë i tensionuar, që gjëja të bëhet me sezbën, që duhet të ishte me patjetër në 12 të darkës tek Piazza që të propozonte. Del nga makina, i jep lekët taksistit, del… Filloi të më përqafonte, aty thashë unë: Paska diçka këtu. Më përqafoi më mori duart, edhe ‘shpirt’ tha..

Sa tha ‘shpirt’, i thashë: Mos e bëj! Mos e bëj të lutem!

Alketa Vejsiu: Turjan, duhet ta kishe çuar në Ndroq, jo në Piazza del Popolo.

Orinda Huta: Po të lutem më lër ta bëj, dua unë, jam përgatitur për këtë gjë. Mos e bëj të lutem, çfarë kuptimi ka gjithë këta njerëz…. Të lutem mos e bëj, e di ne do martohemi, nuk ka kuptim kjo gjëja… Ah moj Orinda, tha, si s’më le të të bëja një gjë