“Mos gjykoni”. Sara Hoxhën e lë shtatzënia me ‘pasoja’, nxjerr foton dhe befason fansat



Ata së shpejti pritet të bëhen prindër të një vajze. Bëhet fjalë për reperit Ledri Vula dhe bukuroshes Sara Hoxha.



Tashmë, Sara nuk e fsheh dot më barkun e rrumbullakosur dhe në Instagram s’mungojnë pozat e shumta ku vërehet qartë ndryshimi në trup. Madje, shtatzënia ka bërë të vetën dhe e ka lënë partneren e reperit me disa “pasoja”, siç është nepsi i paparë që ajo tashmë ka.



Vetë Sara ka treguar në një postim në InstaStory se është e aftë ta përfundojë e vetme një kuti me ëmbëlsira. “Mund ta përfundoja këtë të gjithën vetë! Mos gjykoni”- shkruan ajo krahas postimit. Epo, i ka shtatzënia këto!