“Mos i lini jashtë orarit, s’kemi para”, ja cili është urdhri për policët

Me firmë të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliu të datës 1 shkurt, është dhënë urdhër që policëve tu shmangen orët shtesë pasi fatura financiare për këto orë pune është e papërballueshme. Veliu kërkon që asnjë efektiv i policisë të mos kryejë punë shtesë nëse kjo detyrë jashtë orarit nuk shpërblehet me ditë pushimi.

Vetëm në kushte të veçanta dhe specifike ku është i pamundur dhënia e ditëve të pushimit, atëherë të bëhet kompensim financiar, thuhet në urdhër. Sipas shkresë së tij të gjitha rastet e orëve shtesë, grupet e veçanta të punës, duhet që brenda datës 20 të çdo muaji të shpallin listat për llogari të orëve shtesë në dy muajt paraardhës.