“Mos i nënvlerësoni këto shenja….”. ISHP del me shpejtësi, bën thirrjen e fortë: Urgjent te mjeku…

Javët e fundit po shohim një shtim të rasteve të virozave dhe gripit, ndërsa dyndjet më të mëdha janë në urgjencën e QSUT. Mëngjesin e sotëm, Instituti i Shëndetit Publik i ka bërë thirrje popullatës në vend që “të mos e nënvlerësojë gripin”.

“Mos e nënvlerësoni gripin”, thuhet në njoftimin e ISHP në rrjetet sociale.

ISHP i drejton apel qytetarëve që sa herë nuk ndjehen mirë, të konsultohen me mjekun.

“Nëse keni vështirësi me frymëmarrjen, drejtohuni menjëherë tek mjeku”, thuhet në apelin e ISHP.