“Mos paguani qira”, Manjani: Qeveria shpik, më vjen mirë që…idiot

Në një lidhje për Abc News, ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani foli për situatën e krijuar nga përhapja e koronavirusit në vend.

Manjani mes të tjerash u ndal tek vendimi i fundit i qeverisë lidhur me qiratë. Ish-ministri tha se shteti nuk ka të drejtë të ndërhyjë mes dy palëve ku ka vullnet, dhe theksoi se i vjen mirë që u tërhoq nga vendimi i parë.

Fillimisht kryeministri Rama tha se qiramarrësit nuk duhet tu kërkojnë qiratë qiradhënësve, ndërsa në një vendim të dytë u tha se nuk do të falet por do të shlyhet në një kohë më vonë.

Ndër të tjera Manjani nënvizoi se nuk jemi në gjendje të jashtëzakonshme, por në gjendje emergjence të fatkeqësisë natyrore. Sipas tij situata të tilla janë parashikuar me ligj në Kushtetutë, ndërsa shton se qeveria nuk ka pse të shpikë akte normative.

Intervista e plotë:

Ylli Manjani: Unë mendoj se pasojat kanë filluar të vijnë. Tema është ku jemi dhe ku jetojmë. Kjo nuk është një situatë e re.

Nga pikëpamja ,ligjore gjendjet e jashtëzakonshme shërbejnë më shumë si një alibi për të organizuar një gjendje që në kemi vite që e kemi. Qeveria ka vite që abuzon me aktin normativ.

Virusi apo kjo gjendje është justifikim se asgjë në veprimtarinë e qeverisë shqiptare nuk ka lidhje me Kushtetutën e vendit. Gjendja e emergjencës janë rregulluar me ligje dhe nuk ka nevojë të shpikin.

Juli Xhokaxhi: Gjendjet e jashtëzakonshme sjellin edhe vendimet të jashtëzakonshme. Si të duket kjo shprehje?

Ylli Manjani: Nuk jemi në gjendje të jashtëzakonshme, por në gjendjen e emergjencës së një fatkeqësie natyrore. Gjendjet që vinë nga fatkeqësia apo virozat janë gjendje të një natyre civile.

Janë situata që nuk shkojnë kurrë ne ekstremitete. Ka nevojë për masat, por para se të shkojmë aty duhet të kuptojmë që ka ligje në fuqi. Të gjitha këto ligje janë injoruar për ti dhënë hapësirë aktit normativ. Nuk funksionon kështu që jam unë këtu dhe s’ka ligj.

Juli Xhokaxhi: Sa po shkelen të drejta e njeriut me masat e mara. Kemi një vendim të fundit që në momentin e parë u tha që asnjë qiradhënës të mos kërkojë qiranë. Në një moment të dytë u tha se nuk do të falet por do të shlyhet në një kohë më vonë. Ka të drejtë qeveria të ndërhyjë në marrëdhëniet mes dy individëve?

Ylli Manjani: Kjo nuk është surprizë do dëgjoni edhe të tjera. Me kontratat e qirasë ashtu sikurse edhe të kredive u bë e njëjta gjë. Ka një logjikë të thjeshtë, nuk ka nevojë të jesh jurist për të kuptuar një gjë elementare se aty ku ka vullnet mes palëve nuk hyn dot shteti.

Në kohë të vështira, jo gjithmonë janë të munduara të zbatohen ato pika. Por kjo nuk do të thotë që ekziston detyrime dhe të të thotë qeveria mos paguani. Më vjen mirë që është tërhequr nga idiotësia që tha se jam i bindur se në qeveri ka ministra të zotë. Nuk janë kështu siç i keqshet kryeministri. Unë u bëj thirrje njerëzve që të gjejnë gjuhën e mirëkuptimit. Nuk funksionon me kërbaç.

Juli Xhokaxhi: Ka një sërë urdhrash që lidhen edhe me bizneset. Ata një pjesë të vendimeve të marra i konsiderojnë të dyshimta. Në gjykimin tuaj, që situata është e tillë që edhe mund të ketë edhe masa ekstreme.

Ylli Manjani: Në një shoqëri pavarësisht rrethanave sundimi i ligjit nuk duhet të vihet kurrë në diskutim. Dhe do të thotë Kushtetuta e para dhe ligjet normative të dytat. Qeveria është jashtë misionit kushtetues. Në këtë situatë të emergjencës shërbejnë më shumë si alibi, janë ditët e lumtura për udhëheqin e lavdish të këtij shteti që do të bëjë çdo gjë duke shpikur.

Juli Xhokaxhi: Si të bien vesh termi “pagat e luftës”

Ylli Manjani: Nuk ka paga lufte.

Juli Xhokaxhi: E thotë kryeministri.

Ylli Manjani: Është e pamundur që të komentosh çdo gjë që thotë kryeministri. Ai i lutet Zotit, por i kthen përgjigje dreqi në vesh. Njerëzit duhet të kuptojnë situatën ku janë.
E vetmja situatë ku ne duhet të jemi unik është që të respektojmë rregullat e higjienës të ruajmë edhe pak durimin sa të marr fund kjo situatë.

Juli Xhokaxhi: Janë duke u aplikuar gjoba, por edhe për individë? Si do ekzekutohen? Ka njerëz që nuk janë mundësi ti paguajnë.

Ylli Manjani: Unë nuk jam mjek, por ka një mënyrë që e shoh në tv në BBC, ju kërkoj ndjesë se lajmet në shqip nuk i ndjek për shkak të higjienës personale.

Juli Xhokaxhi: Akuzë e rëndë kjo nuk vlen për të gjithë.

Ylli Manjani: Është e rëndë por unë e pranoj si të vërtetë. Ajo që ndodh në botë sot është fare e thjeshtë për të zbuluar ku ndodhet ky virus, për të bërë teste. Qeveria shqiptare nuk është duke e bërë këtë sepse do të shpikë gjëra.

Testi është zgjidhja e këtij problemi. Virusi do luftohet kur ta luftojë gjithë bota. Por nuk ka pse të bëhet përjashtim, dhe nuk po testohet me tamponë jargësh. Kemi kohë përpara dhe nuk ka për të qenë krizë e thjeshtë.

Juli Xhokaxhi: Ka patur një ide për publikimin emrave të të prekurve që njerëzit e kontakt të mbroheshin. E di që bie në kundërshtim me të drejtat e njeriut, mund të vlejë?

Ylli Manjani: Në situatën ku jemi një strukturë shtetërore. Në ligj shkruhet çdo gjë se si duhet bërë harta e pandemisë. Dhe duket se ata që u nxjerr emrat i ka ekzekutuar jo vetëm sëmundja por edhe publiku. Duhet të kishte sot një hartë shumë të specializuar dhe të mos na tregojë shifra. 30 mijë bën Italia në ditë, 15000 kemi bërë ne për një ditë. Këto janë çmendurira që u shiten popullit sikur këta kanë shpikur rrotën.

Juli Xhokaxhi: Përpara se të ndodhte e gjitha kjo ne ishim fokusuar te drejtësia, Gjykatë Kushtetuese nuk kemi. Tani çfarë po na kushton dhe në të ardhmen?

Ylli Manjani: Unë besoj se kishte ardhur koha, por qeveria duhet të aktivizojë instrumentet politikë.

Në këto 30 vjet cikli politik i këtyre përfshirë edhe mua, që e morën shtetin në monizëm dhe po e çojnë në monizëm, ka nevojë për restart. Po na çojnë në monizëm, ky është fakt. Këto janë gjëra që nuk hahen më. Ka ardhur momenti që shoqëria shqiptare të aktivizojë instrumentet e veta politike. E mendoj këtë gjë vetëm nëpërmjet zgjedhjeve.

Nuk e shoh që SPAK-u do bëjë hatanë. Një qeveri që nxjerr ligjin jashtë loje nuk ka më kuptim. Unë nuk besoj te revolucionet, por besoj te vullneti i njerëzve dhe populli shqiptar e ka treguar këtë dhe jam i bindur se do e tregojë prap.