Mos prek ore, si mund… dalin pamjet, gazetarja shkon të intervistojë Veliajn, truproja i tij e fëlliq në mes të rrugës



Një situatë e paprecedentë ka ndodhur me trupat e sigurisë së kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj dhe gazetares së Ora News Sonila Musaj, e cila është penguar që të ushtrojë profesionin e saj.



Teksa gazetarja i është afruar pranë Sheshit Skënderbej që ta pyeste në lidhje me problematika që shqetësojnë qytetarët e Tiranës, një prej personave që kujdesej për sigurinë e Veliajt e ka përqafuar mezor gazetaren, në një akt që padyshim mund të konsiderohet seksist.



Vetë gazetarja është shprehur: Të lutem mos më prek, si mund të përqafosh një femër që nuk e njeh!