Mos u genjeni nga rrezet e diellit, sot do keni të papritura nga moti

Kujdes me motin ditën e sotme. Paralajmerimi vjen për të gjithë ata që ky diell i mëngjesit mund ti gënjejë. Sot do duhet të prisni dhe reshjet e shiut në disa qarqe të vendit. Këtë të shtunë priten reshje të dobëta në të gjithë qarqet, më shumë në qarqet qarqet Shkodër dhe Vlorë

Ekziston mundësia që në zona të kufizuara të qarqeve gjatë pasditeve, reshjet mund të jenë në formë shtrëngate, në terrenet malore dhe ato pranë tyre. Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:  në bregdet: 12 / 19 °C; në vendet e ulëta: 10 / 22 °C; në vendet malore: 5 / 12 °C. Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, në disa raste deri e fortë, kryesisht në zonat malore të territorit.