Moti i keq/ Kujdes me udhëtimin në det, paralajmërimi i fri.kshëm i Autoritetit Portual

Kush ka menduar që të udhëtojë nga Porti i Durrësit do të duhet të ketë shumë kujdes.  Moti i keq me erë e stuhi ka përfshirë sot detin Adriatik dhe ka sjellë probleme në transportin e njerëzve dhe të mallrave. Sipas një njoftimi nga Autoriteti Portual Durrës, bëhet me dije se shumë tragete janë nisur me vonesa, ose janë shtyrë për ditët në vijim.

“Moti i keq vonesa në lundrime nga brigjet italiane në drejtim të Portit të Durrësit dhe anasjelltas. Kapiteneria e Portit të Durrësit njofton se, për shkak të motit të paqendrueshëm që ka përfshirë Adriatikun Jugor, janë krijuar vonesa në nisjen e trageteve nga Porti i Barit në drejtim të Porti të Durrësit.

Konkretisht, trageti i linjës Bari-Durrës (Aurelia) nuk është nisur mbrëmjen e kaluar nga Porti i Barit, deri në qetësimin e kushteve meteorologjike. Ndërkaq, edhe tragetet e parashikuar për t’u nisur mbrëmjen e sotme nga Bari dhe Ankona në drejtim të Portit të Durrësit, kanë pezulluar përkohësisht lundrimet, deri në përmirësimin e situatës së motit.

Trageti “Rigel III”, “AF Francesca” që kanë parashikuar të lundrojnë mbrëmjen e sotme nga Porti i Barit, nuk do të nisen në oraret e parashikuara. Po ashtu edhe trageti i linjës Ankona-Durrës, “ AF Marina” , nuk do të lundrojë sot në drejtim të Durrësit.

Vonesa do të ketë edhe në lundrimet nga Durrësi në drejtim të Barit/Ankonës. Kapiteneria, Autoriteti Portual Durrës, agjencitë dhe institucionet e tjera detare, janë në gatishmëri të plotë për monitorimin e situatës së krijuar”,