Motra iu martua me tjetër, ai i doli nga fjala shokut. La gruan e fëmijë dhe iku në SHBA. Sot i ndodh e papritura

Tashmë kjo familje nga një fshat i Skraparit po kërkon trashëgimtarët e familjes.

Thonë se gjyshi nga babai mendohet se ka lindur rreth viteve 1900-1905. Ai u martua me Hatixhenë dhe bashkë lindën djalin e vetëm Adem Syrjah Hebibasi i cili ishte babai i babit.

Ai u lind më 6 nëntor të vitit 1930 ndërsa në gjendje civile ishte regjistruar dy vite i rritur në moshë. Syrjahi emigroi për herë të parë rreth viteve 1925-1928. Ai u vendos ne Detroit të SHBA-ve. I nisur me anije nga Turqia me një shok të quajtur Mestan i cili ishte nga fshati Zhepe i Skraparit. Ky i fundit pati ardhur 3 herë në Shqipëri gjatë këtyre viteve. Ai i kërkoi bashkëshortes së Syrjahit ta merrte me vete në Amerikë, por ajo nuk pranoi ti lë prindërit e bashkëshortit vetëm. Syrjahi pati një hatër mbetje me prindërit ndaj nuk i merrte dot në Amerikë, për faktin se motra e tij u fejua me një tjetër person në Shqipëri, kur Syrjahi I kishte dhënë fjalën shokut të tij nga Kolonja e Ersekës se do ti jepte motrën.

Familja ka mund të marrë pak informacione lidhur ne mënyrën e jetës së tij në Amerikë, ku ai ishte martuar me vajzën e një bankieri në Detroit me të cilën patën dy 2 djem dhe një vajzë.

Ndërsa e shoëja që nbeti në Shqipëri nuk u martua kurrë. Nga mosha e tij Syrjahi nuk jeton më. Në Amerikë njihej me një tjetër emër. Por sot ai ka lënë pasardhës të tij, të cilët rrënjët shqiptare kërkonë në ridhin kontaktet. Është kjo historia që vjen në Pa gjurmë dhe na rikthen pas në kohë, vite të largëta në kërkim të gjenezës.