Mrekullitë ekzistojnë/ 24-vjeçari hidhet nga kati i 5 i pallatit por bie mbi…ulërimat e tij nxjerrin gjithë banorët jashtë…



Një ngjarje tejet e rëndë është shënuar pak më parë në Librazhd. Një 24-vjeçar është hedhur nga kati i pestë i pallatit, dhe ka rënë mbi një shkurre decorative.



Ngjarja ndodhi mbrëmjen e sotme në lagjen “Agjensia” në qytetin e Librazhdit. Zhurma e tmerrshme dhe ulërimat e tij kanë shokuar banorët e pallatit ku ka ndodhur ngjarja. I ri është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Librazhdit, ndërkohë që pasi ka marrë ndihmën e parë është nisur drejt Traumës në Tiranë.



Deri më tani nuk janë të qarta rrethanat se si ka ndodhur ngjarja si dhe arsyet që e shtynë të riun të ndërmerrte këtë akt të rëndë.