“Mu kujtua që kisha takuar Ramën para disa javësh”

Testi i parë i kryer për Koronavirus ka rezultuar negativ për kancelaren e Gjermanisë Angela Merkel.

Ajo momentalisht ndodhet në karantinë për shkak se mjeku i saj që e vizitoi ka rezultuar të jetë i infektuar me COVID-19.

Megjithatë tashmë testi i parë ka rezultuar negativ ndërsa do të jenë mjekët ata që do të vendosin përfundimisht nëse Merkel mund të lërë karantinën.

Por ndryshe e sheh gjendjen mjeshtri i memeve, Genc Sejko, i cili edhe në këtë rast nuk le pa ngacmuar kryeministrin Edi Rama.

“Nuk kisha gjë, por mua kujtua që kisha takuar Ramën para disa javësh”, shkruan mbi memen e rradhës Sejko.

Gjermania ka regjistruar deri më tani 115 viktima dhe ka 27009 raste aktive. Ndërsa janë shëruar 266 të tjerë.