“Mund të ndodhte mas.akër si ajo e 2 prillit”, paralelizimi i frik.shëm i Metës

Në konferencën që po jep për mediat, Presidenti Ilir Meta u pyet sot edhe në lidhje me deklaratën e tij dhënë në komisionin e sigurisë dy ditë më parë se, mori “një informacion sekret që bënte të qartë që persona të caktuar do të përpiqeshin të shfrytëzonin mitingun e opozitës më 8 qershor, edhe për djegien e kuvendit të Shqipërisë”.

Kreu i shtetit tha bëri një paralelizëm me masakrën e dy prillit që njihet ndryshe si masakra e fundit e komunizmit në Shqipëri dhe çoi në humbjen e jetës së 4 të pafajshme. Meta tha se me vendimin për anulimin e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit shmangi një akt një akt që mund të shkaktonte imazhin e një vendi të tërë.

“Duhet të kemi parasysh edhe zhvillimet e rajonit dhe s’duhet të ishte surprizë as ky informacion as çdo informacion që paralajmëronin sulme ndaj institucioneve për të cilat politikanë apo grupe të caktuara ishin të interesuar. Kushdo edhe përtej dy palëve mund ta shfrytëzonte edhe për aktet e destabilizimit. Shumë prej jush e dinë shumë mirë se sot e kësaj dite se dinë kush e shfrytëzoi masakrën e 2 prillit. Padyshim që kushdo mund të kryente një akt që të shkatërronte imazhin e një vendi të tërë. Veprimet e mia janë kryer para gjithë qytetarëve shqiptarë, kamerave, Kushtetutës, dhe interesit të Shqipërisë. S’kam pasur asnjë arsye të sillesha ndryshe në këtë komision”, u shpreh Meta.