“Musketieri i parë na la” Agron Llakaj i trishtuar flet për humbjen e Metit

Arti shqiptar ndodhet sot në z.i, pasi u shua përgjithmonë ylli i estradës shqiptare.

Një nga emrat më të dashur të humorit ndërroi jetë të enjten.

Muhamet Liko, i njohur si një nga parodistët e Vlorës, është ndarë papritur nga jeta në moshën 65-vjeçare.

Liko ishte pjesë e katër aktorëve që prej vitesh formuan “Pardistët e Vlorës”.

Aktori Agron Llakaj shkruan se ata janë katër, ndërsa musketieri i parë na la.

“Sot është një ditë e rëndë, e hidhur helm dhe e trishtuar. Lajmi që ti Meti i dashur u ndave nga ne, jo thjesht më bëri të mos i mbaj lotët, por humbja është e madhe, jo thjesht fizike për ty Meti i dashur, por për humorin shqiptar dhe për të gjithë shqiptarët që humbëm një humorist të rrallë, familja njeriun e dashur dhe Vlora një nga legjionarët e humorit shqiptar. ‘Ata janë katër… Mosketieri i pare na la’. Lamtumirë Meti i dashur…”, shkroi Llakaj.