“Na bo hallall, u bashkofshim…”. Tragjedi në familjen e ish-futbollistit shqiptar, dedikimi i tij po na rrëqeth mishin..



Një ngjarje e rëndë ka ndidhur ditën e djeshme. Mësohet se ish-futbollisti i Shqipërisë, Valdet Rama, humbi ditën e djeshme të atin.



32-vjeçari e dha lajmin e hidhur në profilin e tij në rrjetet sociale duke shprehur mallin dhe dashurinë për njeriun e tij të zemrës.



Mesazhi i Valdet Ramës:

Të Allahut jemi dhe te ai një ditë të gjithë do kthehemi. Babi jonë i dashur ndërroi jetë me datën 16.06.2020. Bab, na bo hallall , sa të është jeta me jetu do të kujtojmë me mall, me veprat e tua bamirëse. Gjithnjë kemi me u mburrë sa të jetë jeta, babi. S’do të të harrojmë. Të dua pa fund! Allahu i madhëruar na bashkoftë prapë në jetën e përtejme! Allahu i madhëruar te mëshiroftë me xhenetin! Firdaus, Amin!