“Na e fusni gishtin se mbajmë ne..”. Ermal Mamaqi merr mesazhin e rëndë, ja ç’ka bërë: Thuaje troç para popullit që…

Ermal Mamaqi ka nxjerrë së fundmi filmin e tij të dytë “I love Tropoja”.

Të shumë kanë qenë ata që kanë reaguar ashpër pasi kanë parë çmimin për një biletë në “Pallatin e Kongreseve”.

“Në fillim kur i bëre publicitet filmit dhe the që do shfaqej te pallati i kongreseve mendova, bravo, një gjetje super pasi çmimi do të ishte më i ulët, sepse s’duhej të ndaje 50% me kinematë. Tani shoq që çmimi është 2 fishi i mesatares të një çmimi në kinema. Shqipëria i dashur është një vend i varfër, mjaft na e kanë fut gishtin politikanët, të pakten ju artistët që jeni personazhe popullore duhet të bashkoheni me hallet tona. Dhe mos m,ë thuaj që pallati i kongreseve ka më shumë kosto në % fitimi sësa kinema që të merr të pakten 40-50% sa arkëton fiolmi. Thuaje troç, që do të bashkohesh edhe ti me të gjithë, t’ja fusim këtij populli që mban çdo gjë”- shkruan një ndjekës në profilin e Ermal Mamaqit.

Aktori i ka kthyer përgjigje ndjekësit në fjalë, duke i treguar se bileta është caktuar me atë çmim që i takon Pallatit të Kongreseve.

“Mos rri i varfër. lexo, mendo, puno dhe fito që të kesh mundësi ta blesh biletën me këtë çmim që i takon Pallatit të Kongreseve. Dhe madje të veshësh dhe një veshje dinjitoze nëse vjen. Sa për të varfrit fli i qetë se kemi menduar që ta shohin pa pagesë. Të sigurpj që ti bësh tjetrit llogaritë e veta nuk do ti zgjidhë punët e popullit. Sidoqoftë flm për komentin,”- shkruan Ermal Mamaqi.