“Na hap kufijtë o Ramazon”, habit me postimin Rama: Unë kam njëmijë të meta, por…

Për Kryeministrin Rama situata e krijuar sot në pikën kufitare të Morinës, ku autoritetet kosovare nuk lejojnë futjen në territorin e tyre makina nga Shqipëria, nëse qytetarët nuk kanë bërë testin e COVID-19 është shumë e çuditshme

Përmes një postimi në rrjetet sociale Rama ironizoi me sjelljen e palës kosovare.

“Na hap kufijtë o Ramazon se gjithë bota i ka hap!”e kur thosha jo s’i ka hap gjithë bota, ne do jemi nga të parët fare, gënjeja unë! Po tani që ne i hapëm e shikoni që të tjerët jo? E pra, unë kam njëmijë të meta, po NUK GËNJEJ dhe mirë a keq THEM ATË QË BËJ DHE BËJ ATË QË THEM! Dhe mos keqkuptohemi, s’e kam me bllokimin e çuditshëm të makinave të Shqipërisë në kufirin e Kosovës për dizinfektim, po për plot kufij fqinj ose jo, që janë ende mbyllur! Prandaj DURIM, BESIM dhe KUJDES NGA NXITIMI NË NGRËNIEN E RRENAVE se helmojnë gjakun e çorodisin mendjen!”, shkruan Rama.