“Na infektove ti bashkë me…”. Pl.as ke.q sherri, motra e futbollistit “sheh lemeri me sy”, shkelin LIGJIN, ja ç’ndodhi…



3 pjesëtarë të ekipit të Partizanit kanë rezultuar me COVID-19, pas testeve të bëra disa ditë më parë pasi dy lojtarë kishin rezultuar më herët me koronavirus.



Deian Boldor dhe Besnik Ferati kanë qenë “vatër infeksioni”, ndërsa menjëherë pas testeve dhe rezultateve për lojtarët e tjerë ka plasur sherri te kampionët në fuqi.



Sipas asaj që raporton shtypi i shkruar, ka pasur “larje hesapesh” Brenda Partizanit. Lojtarët dyshojnë se Boldor dhe e motra e tij janë përgjegjës për përhapjen e infeksionit, si dy të parët që kanë rezultuar pozitiv. Menjëherë pas rezultateve të testeve për Partizanin dhe konfirmimit pozitiv të tre lojtarëve të tjerë (Çinari, Mala, Kote), njëri prej tyre I është hakërryer si fillim në telefon Boldor dhe më pas i ka shkuar poshtë pallatit ku banon rumuni.

Boldor duket se ka dalë nga karantina dhe është sqaruar me shokun e skuadrës që ka qenë I acaruar për përgjigjen positive të testit. Debati ka qenë me tone të larta dhe aty ka mbërritur dhe motra e rumunit, që ka bërtitur me të madhe pasi Deian Boldor është goditur me një send të fortë dhe ka pasur dëmtime. Sipas dëshmitarëve, në sherr ka pasur edhe lojtarë të tjerë të Partizanit që janë testuar negativë. Banorët e pallatit kanë njoftuar policinë, ndërsa dy rumunët kanë përfunduar në spital për mjekim. Lojtari dhe e motra, bashkë me futbollistin tjetër që I është hakërryer Boldor, duket të ishin në izolim, gjë që nuk ka ndodhur.