“Natën e v.d.e.kjes Enverit iu bë operacion s.ekret ne m.org”, zbulohet rrëfimi i rrallë

Publikohet intervista e Edmond Lakos, një nga piktorët grimier më të njohur të Radio-Televizionit Shqiptar, i cili në prillin e vitit 1985 u thërrit urgjent në Ministrinë e Punëve të Brendshme ku një njeri i Sigurimit të Shtetit e mori dhe e dërgoi në m.o.rgun e Tiranës ku ndodhej trupi i pajetë i diktatorit Enver Hoxha.

Cilat ishin porositë që iu dha Sulo Gradeci grimierit Lako dhe dy kolegëve të e tij dhe si e rregullonin ata fytyrën e prishur të udhëheqësit komunist gjatë gjithë atyre ditëve që zhvilloheshin homazhet…

Në Drejtorinë e Dytë të Ministrisë së Punëve të Brendëshme na priti një person i Sigurimit, i cili më mori me makinën e tij dhe menjëhërë më çoi në m.o.rgun e Tiranës, te godinat e spitaleve që ishin rrethuar me ushtarë të shumtë të Gardës së Republikës. Sapo zbritëm, aty u takova edhe me një koleg timin, të quajtur Valter, të cilin e kishin marrë nga Kinostudio.

Pas kësaj erdhi dhe na takoi Sulo Gradeci, i cili na tha:

“Po pse, vetëm ju të dy keni ardhur, duhet edhe një grua”.

Pas atyre fjalëve u nis menjëherë makina që më kishte sjellë aty, dhe pas pak minutash ajo solli edhe Zhaneta Petushin, grimieren tjetër të Radi-Televizionit Shqiptar. Pas kësaj ne të tre na shoqëruan duke na futur brenda morgut, ku në një nga tavolinat e tij gjendej trupi i pajetë i Enver Hoxhës, të cilin e kishin mbuluar me një çarçaf të bardhë dhe vetëm koka i dukej. Aty Brenda m.o.rgut ndodheshin dy-tre infermiere dhe disa civilë të Sigurimit të Shtetit që komunikonin me radio me shefat e tyre.

Nga ata që na dhanë udhëzime dhe nga ndihmës mjeku personal i Enverit ne mësuam se një k.irurg i njohur me origjinë nga Shkodra për gjithë natën kishte kryer .operacionin plastik në fytyrën e Enverit. Ai i kishte tërhequr lëkurën e pjesës së mbrapme të qafës, me qëllim që t’i eleminonin rrudhat e fytyrës dhe ato të qafës.

Njeriu që dëshmon për Memorie.al është mjeshtri i grimit, Edmond Lako, një nga piktorët-grimier më të njohur të Radio Televizionit Shqiptar, i cili tregon historinë e rrallë që ai ka përjetuar për disa ditë në prillin ‘85-ës, kur u thirr për të bërë grimin e fytyrës së pajetë të Enver Hoxhës.

Dashnor Kaloçi